11 lojtarë me valixhe në dorë, Maldini dhe Massara po përgatisin revolucionin kuqezi

11 lojtarë me valixhe në dorë, Maldini dhe Massara po përgatisin revolucionin kuqezi

16:35, 18/05/2023

 

Eliminimi nga Champions dhe situata jo e mirë në kampionat (aktualisht skuadra është jashtë zonës Champions) ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për një revolucion në skuadër, duke larguar ata elementë që nuk kanë dhënë kontributin e duhur.

Fati i disave është vendosur tashmë (Tatarusanu, Mirante, Dest), ndërsa disa lojtarë të tjerë janë akoma në pikëpyetje (Origi, Messias). Janë plot 11 lojtarë që duket se nuk bëjnë më pjesë në planet e drejtuesve kuqezi për sezonin e ardhshëm.

Është i sigurt largimi i portierit Ciprian Tatarusanu në fund të sezonit (i skadon kontrata), e njëjta gjë vlen edhe për portierin e tretë Antonio Mirante, që akoma nuk ka debutuar me fanellën e Milanit.

Sergino Dest nuk e ka parë më fushën e blertë që nga humbja 4-0 kundër Lazios, është e sigurt që kartoni i amerikanit nuk do të blihet (është në huazim nga Barcelona). Ballo-Toure rrezikon gjithashtu largimin nga Milanello. Bakayoko është një tjetër lojtar me valixhe në dorë, mesfushori do të rikthehet në Londër, pasi nuk bën më pjesë në planet e Milanit.

Yacine Adli mbetet një mister. Pritej që lojtari të shkëlqente me fanellën kuqezi, por në një vit ka luajtur vetëm 6 ndeshje dhe më shumë mundësi do të huazohet. E njëjta situatë vlen edhe për Aster Vranckx.

Ndonëse pëlqehet shumë nga Maldini edhe Junior Messias rrezikon seriozisht largimin, pasi nuk ka vazhdimësi në paraqitjet e tij. Ante Rebic ka humbur besimin e drejtuesve dhe mund të nxirret në merkato, ndonëse kontrata i skadon në vitin 2025.

Divock Origi merr një pagë të majme, që nuk e justifikon me gola dhe paraqitje në fushë, prandaj edhe ai rrezikon largimin. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka luajtur pothuajse fare këtë vit për shkak dëmtimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco