Rikuperohet Berat Gjimshiti, gati për Atalantën dhe Kombëtaren

Rikuperohet Berat Gjimshiti, gati për Atalantën dhe Kombëtaren

13:54, 18/05/2023

Berat Gjimshiti gëzon tifozët e Atalantës e mbi të gjitha ata të Shqipërisë.

Mbrojtësi i skuadrës nga Bergamo u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por me sa duket nuk bëhet fjalë për një problematikë serioze.

Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën.

Shqiptari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike.

Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor.

Mbrojtësi mungoi në takimin e kuqezinjve ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, por këtë herë duket se fati po e ndihmon që të rikthehet me skuadrën përfaqësuese për të dhënë kontributin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco