‘Reali u turpërua’/ Legjendat kritikojnë ashpër Ancelottin

‘Reali u turpërua’/ Legjendat kritikojnë ashpër Ancelottin

13:11, 18/05/2023

Suksesi 4-0 i Manchester Cityt përballë Realit të Madridit është komentuar gjatë në Angli.

Analistët anglezë në mediat e këtij vendi kanë kritikuar ashpër zgjedhjet e bëra nga Carlo Ancelotti.

Por ata kanë vënë në dukje dhe epërsinë e madhe të Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

“Manchester City e ka poshtëruar Realin e Madridit. Nëse rezultati do të ishte edhe më shumë se 4-0, spanjollët nuk mund të ankoheshin”, tha komentatori Adrian Durham në radion britanike.

Nga Anglia shohin si rezultat turpërues 4-0 të skuadrës së Pep Guardiolës kundër kampionëve në fuqi.

Gjatë gjithë transmetimit të ndeshjes, komentuesit e tjerë të “talkSPORT” kanë qenë plot lëvdata për “qytetarët”.

Ish-futbollisti Stjuart Pirs tha: “Ishte një nga paraqitjet më të mira të Cityt në historinë e Ligës së Kampioneve”.

Nga ana e tij, ish- lojtari i Cityt, Zholeon Leskot, në një prononcim për “BT Sport”, deklaroi se: “City ishte shumë më i uritur se Reali”.

Rio Ferdinand ka qenë shumë kritik ndaj Ancelottit. “Si ka mundësi që ai vendosi të lërë në stol një si Antonio Rudiger pas ndeshjes së parë? Mendoj se Carlo ka gabuar rëndë. Manchester City e ka dominuar tërësisht Realin, por mendoj se dhe vetë Reali ia ka lehtësuar me gabimet e veta, duke nisur nga Ancelotti”, tha Rio Ferdinand.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco