Eros Grezda fiton Kupën e Hungarisë

Eros Grezda fiton Kupën e Hungarisë

17:30, 04/05/2023

 

Edhe pse i harruar nga Kombëtarja shqiptare, Eros Grezdës i mjaftuan vetëm dy muaj që të fitonte trofeun e parë, me Zalegerseg në Hungari. Ekipi i sulmuesit shqiptar triumfoi në finalen e Kupës, pasi mposhti Budafokin me rezultatin 2-0.

Të dy golat u shënuan në shtesë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 0-0. Edhe pse nuk u aktivizua as nga stoli, Grezda festoi së bashku me shokët e ekipit, fitimin e trofeut të parë të Kupës së Hungarisë në historinë e klubit dhe titullin e dytë madhor, pasi Zalegerseg u shpall kampion në vitin 2002.

Lojtari që regjistron 13 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi, u transferua te skuadra hungareze më 20 shkurtin e kaluar. Ai firmosi kontratë për një vit e gjysmë me Zalegerseg, aty ku vetëm dy edicione më parë kishte luajtur i huazuar nga Osijeku.

Edhe pse nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në këtë pjesë të mbetur të sezonit, Grezda cilësohet si një element i rëndësishëm i ekipit për edicionin e ri. Fitimi i trofeut të Kupës mund të jetë një ogur i mirë për ringritjen e yllit 28-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco