Tifozët e PSG-së u mblodhën para shtëpisë së tij, Neymar u dërgon mesazh paqeje

Tifozët e PSG-së u mblodhën para shtëpisë së tij, Neymar u dërgon mesazh paqeje

17:12, 04/05/2023

Një grup tifozësh të PSG-së u mblodhën para shtëpisë së futbollistit brazilian Neymar dhe kërkuan largimin e tij nga klubi.

Por së fundmi, Neymar ka dashur të qetësojë atmosferën e tensionuar dhe pak orë pas protestës së organizuar nga tifozët e klubit parisien jashtë shtëpisë së tij ka dërguar mesazhin e tij të paqes.

Pak më vonë ylli brazilian ka dashur të qetësojë situatën përmes një stori në Instagram që ka publikuar në llogarinë e tij.

“Mos i lini të tjerët të ju hedhin në stuhinë e tyre, vendosuni në qetësinë tuaj”, ka shkruar Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco