Sadio Mane dhe Bayern Munchen bien dakord për...

Sadio Mane dhe Bayern Munchen bien dakord për...

15:43, 04/05/2023

Sadio Mane dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në verë.

Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord që ndërpresin bashkëpunimin pas përfundimit të sezonit, pa detyrime kontraktuale.

Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit tek kampionët e Gjermanisë, ku pati një konfrontim fizik mes Sane dhe Mane.

Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë paundësh.

Gjatë këtij edicioni, senegalezi shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Lewandowski e tashmë duket të largohet para kohe nga Mynihu.

Si një lojtar i lirë, Mane nuk do e ketë të vështirë për të gjetur një skuadër të re, teksa tashmë pret ofertat që do të mbërrijnë për të, për të nisur një aventurë të re në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco