Griezmann: Dua të mbahem mend tek Atletico

Griezmann: Dua të mbahem mend tek Atletico

14:01, 04/05/2023

Atletico Madrid ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitorja 5-1 ndaj Cadizit solli parakalimin ndaj Real Madrid dhe vendin e dytë në La Liga.

Antoine Griezmann realizoi dopjetë dhe tani numëron 13 gola sezonalë në La Liga me skuadrën “Colchoneros”.

Sulmuesi francez i është rikthyer formës së ditëve më të mira.

Pas triumfit me “manita”, 32-vjeçari nuk e fshehu keqardhjen për një gjë.

“Isha pak i zemëruar që nuk mora MVP-në e prillit. Po argëtohem shumë, shënuam pesë gola dhe bëmë një lojë të mirë ndaj Cadizit.

Rekordi i golave me Atleticon? Dua të mbahem mend edhe pas disa viteve, ky është synimi im. Nëse do të reagonim më parë, sot ne do të ishim duke garuar për fitimin e titullit.

Por le të shijojmë të tashmen dhe të vijojmë të punojmë njësoj siç po bëjmë gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Griezmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco