Donnarumma për humbjen e PSG-së: Dështuam ndaj Lorient, ky është një moment i vështirë për ne

Donnarumma për humbjen e PSG-së: Dështuam ndaj Lorient, ky është një moment i vështirë për ne

15:01, 01/05/2023

PSG pësoi një humbje befasuese 1-3 përballë Lorientit, rezultat që shkaktuar zemërim të madh te tifozët dhe trajneri Galtier.

Gjithsesi, kampionët në fuqi të Francës kryesojnë Ligue 1 me 5 pikë mbi Marseille.

Disa prej lojtarëve u përshëndetën me ultrasit pas humbjes, ndërkohë që kishte dhe nga ata që nxituan drejt dhomave të zhveshjes duke “injoruar” tifozët dhe thyer rregullin e pas ndeshjeve.

Gigio Donnarumma pranon se ai dhe shokët e tij gabuan përballë Lorient, teksa u shpreh se secili e përjeton në mënyrën e tij një humbje.

“Ky është një moment i vështirë për ne. E kemi të vështirë edhe të flasim e komentojmë situatën. Ne e dimë se dështuam ndaj Lorientit, duhet të kishim luajtur më mirë. Por, ne jemi ende në krye të renditjes.

Disa lojtarë nuk përshëndetën tifozët pas ndeshjes? Nuk më takon mua të flas për këtë çështje. Disa shkojnë të përshëndeten me ta, të tjerë jo. Ne nuk kemi probleme me tifozët. Secili e përjeton humbjen në mënyrën e tij”, u shpreh portieri italian i skuadrës kryeqytetase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco