E raportojnë studiuesit italianë, tifozët e Napolit shkaktojnë tërmet 2-ballësh nga shkallët e stadiumit

E raportojnë studiuesit italianë, tifozët e Napolit shkaktojnë tërmet 2-ballësh nga shkallët e stadiumit

13:20, 01/05/2023

Edhe pse ende nuk janë shpallur matematikisht kampion, festimet nga tifozët e Napolit kanë filluar prej ditësh dhe çdo gjë pritet të zyrtarizohet këtë javë.

Gjithsesi ajo që ka ndodhur në ndeshjen e fundit kundër Salernitanës në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe jashtë saj duket se ka sfiduar dhe vetë natyrën.

Siç raporton Departamenti i Sigurisë për Inxhinierinë dhe Arkitekturën në Universitetin e Napolit, kërcimet e shumta në shkallët e stadiumit dhe jashtë tyre kanë bërë që të ndihen lëvizje sizmike rreth “Diego Armando Maradonës” të cilat shkuan deri në dy ballë.

“Komponenti mbizotërues është kërcimi i tifozëve në tribuna: është sikur mesatarisht, në momentin e golit, një tifoz ka bërë dy kërcime në një sekondë”, shtuan studiuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco