Ankohet mesfushori i Bayernit: Po na shkatërrojnë

Ankohet mesfushori i Bayernit: Po na shkatërrojnë

12:23, 01/05/2023

Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë për Bayern Munchen.

Vendimi i drejtuesve për të shkarkuar Nagelsmann dhe për t’i besuar stolin Tuchel, deri tani nuk ka dhënë efektin që pritej.

Bavarezët u eliminuan nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, ndërkohë që po garojnë me Dortmundin për titullin kampion.

Bayerni fitoi 2-0 ndaj Hertha Berlin dhe parakaloi në renditje verdhezinjtë.

Leon Goretzka foli pas ndeshjes për shtypin gjerman, duke pranuar momentin e vështirë psikologjik në skuadër.

“Në përgjithësi është krijuar një zhurmë e madhe rreth Bayernit. Lojtarët po shkatërrohen në media. Kjo situatë nuk na ndihmon aspak”, tha mesfushori i bavarezëve.

Nuk mungon një thirrje për shokët: “Duhet të durojmë gjithë këtë situatë. Sigurisht që nuk është e bukur. Por, është e drejtë apo jo, ne duhet ta pranojmë këtë që po ndodh”, deklaroi Goretzka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco