Juventusi harron të fitojë në kampionat, Bolonja i komplikon zonën Champions

Juventusi harron të fitojë në kampionat, Bolonja i komplikon zonën Champions

22:54, 30/04/2023

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në kampionat ndaj Bolonjës, teksa kjo është ndeshja e katërt radhazi që bardhezinjtë e Alegrit nuk provojnë shijen e fitores, duke komplikuar ndjeshëm zonën Champions.  

Orsolini gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Milik gaboi një 11-metërsh në minutën e 31-të.

Sulmuesi polak korrigjoi gabimin në minutën e 61-të, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të shumta, Juventusi nuk arriti të shkonte te goli i fitores.

Me këtë barazim Juventusi mban vendin e 3-të me 60 pikë, 3 më pak se Interi, Milani dhe Roma.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco