Situatë e pazakontë në Bolonja-Juventus, gjyqtari kryesor nuk mund të shohë pamjet e VAR-it gjatë ndeshjes

Situatë e pazakontë në Bolonja-Juventus, gjyqtari kryesor nuk mund të shohë pamjet e VAR-it gjatë ndeshjes

21:45, 30/04/2023

Ndeshja mes Bolonjës dhe Juventusit në Serinë A po luhet në një situatë të pazakontë dhe që në startin e saj ka dhuruar një situatë të pazakontë.

Të dyja skuadrat u lajmëruan pak çaste para fillimit të ndeshjes se sistemi i VAR-it nuk punonte siç duhej sa i përket paraqitjes së pamjeve në monitor për gjyqtarin kryesor Soca.

Monitori nuk funksiononte në stadiumin “Dall’ Ara” dhe për këtë arsye, gjyqtari duhej t’i besonte verbërisht asaj që i thuhej nga salla e VAR për momente të diskutueshme.

Pak çaste pas fillimit të ndeshjes, kontakti mes Orsolinit dhe Danilos në zonë u vendos nga VAR-i se ishte penallti, pa kryesorin që të mund të rishikonte edhe një herë pamjet.

Ishte gjyqtari i VAR-it, Lisone, ai i cili i shpjegoi episodin në kufje dhe akordoi penalltinë në favor të Bolonjës, e cila u shndërrua në gol nga Orsolini.

Kujtojmë se pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Bolonjën me golin e shënuar nga Orsolini në minutën e 10-të, ndërsa Milik në të 31’ humbi penalltinë për Juventusin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco