Hapet plotësisht gara për titull në Bundesligë, Unioni Berlini ‘kërcënon’ Bayernin dhe Dortmundin

Hapet plotësisht gara për titull në Bundesligë, Unioni Berlini ‘kërcënon’ Bayernin dhe Dortmundin

22:10, 23/04/2023

Union Berlini vazhdon të jetë surpriza e këtij sezoni në Bundesligë, me skuadrën kryeqytetase që ka mundur në transfertë Borusa Moenchegladbach me rezultatin 0-1.

Skuadrës së drejtuar nga Urs Fisher i mjaftoi një gol për t’u ngjitur sërish në vendin e tretë në Bundesligë dhe për të qenë vetëm 4 pikë larg Bayernit të vendit të dytë dhe 5 pikë larg Dortmundit kryesues.

Gjithashtu ditën e sotme një fitore të rëndësishme e arriti dhe Bayer Leverkusen duke mundur në shtëpi Leipzig me rezultatin 2-0, ndërsa Freiburgu mundi 4-0 Schalken, me garën për një vend në Champions që vazhdon të jetë e nxehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco