Partizani rikthehet te fitorja, ruan distancën me Tiranën

Partizani rikthehet te fitorja, ruan distancën me Tiranën

20:00, 23/04/2023

Partizani është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Partizani ushtroi presion që në minutat e para në gjysmëfushën e ballshiotëve, por episodi i parë për t’u shënuar u regjistrua në portën e të kuqve, me portierin Rexhepi që shmangu një autogol të Mba, në zhvillimet e një këndoreje.

Gjithsesi, në minutën e 18-të do të vinte goli i parë i sfidës, i shënuar nga Rrapaj, pas një aksioni personal.

Nuk vonoi shumë dhe Bylisi (35’) gjeti golin e barazimit.

Trumçi hodhi një kros drejt zonës, ku Esquerdinha nuk hezitoi për ta dërguar me kokë topin në rrjetë.

Partizani, sigurisht nuk mund të pajtohej me një pikë. Në fillim të pjesës së dytë Rrapaj fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Da Silva.

Ky rezultat nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Partizanin që mban gjallë shpresat për titullin kampion, ndërsa Bylisi duhet të shtrëngojë fort dhëmbët në gjashtë javët e mbetura për të siguruar mbijetesën.

Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë, 5 pikë larg Tiranës kryesues, ndërsa Bylisi nuk del ende nga lufta për mbijetesë duke u renditur në vendin e parafundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco