‘Legjenda vazhdon’/ Pepe firmos kontratën e re

‘Legjenda vazhdon’/ Pepe firmos kontratën e re

21:07, 23/04/2023

“Legjenda vazhdon”. Me këto fjalë, Porto në kanalet e saj zyrtare njofton rinovimin e kontratës së mbrojtësit Képler Laveran Lima Ferreira, i njohur më mirë si Pepe.

Mbrojtësi portugez i lindur në vitin 1983 ka nënshkruar një marrëveshje edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2024.

Edhe pse është në moshën 40-vjeçare, ai duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pepe njihet për vitet e kaluara te Real Madrid, plot 10 sezone me gjigantët e La Liga.

Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmendur përvoja te Besiktas.

Futbollisti pas rinovimit të kontratës është shprehur i lumtur dhe se do japë maksimumin për ekipin.

Kujtojmë që këtë sezon, gjiganti i prapavijës ka luajtur 19 ndeshje në Liga Portugal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco