Ditë feste në Kategorinë e Parë, Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në Superiore

Ditë feste në Kategorinë e Parë, Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në Superiore

17:22, 23/04/2023

Skënderbeu mposhti në transfertën e Cërrikut, Turbinën me shifrat 0-4.

Një sukses që rikthen pas vetëm një sezoni në elitë skuadrën korçare duke qenë se kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, bardhekuqtë janë në vend të parë me 48 pikë, katër më shumë se Dinamo e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga Liço në pjesën e parë dhe më pas tre të tjerë në fraksionin e dytë.

Dy prej të cilëve mbajnë firmën e sulmuesit 19-vjeçar Abubakari, ndërsa një tjetër u shënua nga Abdul.

Tashmë, në dy javët e mbetura, korçarët do të mundohen të blindojnë vendin e parë të renditjes.

Ndërkohë, Dinamo u mposht në Lushnjë nga vendasit me shifrat 2-1, por sigurojnë gjithashtu rikthimin në Superiore.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Cankës ndërsa në fraksionin e dytë, Prodani barazoi rezultatin.

Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Canka gjeti edhe njëherë tjetër rrugën e rrjetës duke i dhuruar fitoren lagunarëve.

Pas këtij rezultati, Dinamo mbetet në vend të dytë në kuotën e 44 pikëve, katër më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Por, me tre pikët e garantuara në javën pasardhëse duke qenë se kalendari i rezervon përballjen me Tërbunin e skualifikuar nga gara, kryeqytetasit festojnë rikthimin në Superiore.

Sakaq, Lushnja ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të nëntë.

Nga ana tjetër, Flamurtari u mposht në shtëpi përballë Tomorit me shifrat 0-1.

Goli vendimtar u shënua nga Hida teksa për kuqezinjtë është një humbje që djeg teksa tashmë një vend për Superioren do ta kërkojnë vetëm nëpërmjet Play-Off.

Në ndeshjet e tjera, Korabi barazoi 0-0 me Burrelin, Oriku fitoi 1-0 në transfertë ndaj Besës ndërsa Apolonia mposhti 3-1 Besëlidhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco