Superliga/ Kastrioti mban gjallë shpresat për mbijetesë, rrezikon Kukësi

Superliga/ Kastrioti mban gjallë shpresat për mbijetesë, rrezikon Kukësi

17:07, 23/04/2023

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Ishin verilindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta.

Në minutën e 26-të ishte Santiago Selmani i cili me rastin e parë për krutanët i kaloi në avantazh.

Verilindorët provuan sërish për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin.

Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit (31 pikë), por vazhdon të shpresojë te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë në vendin e 8-të (36 pikë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco