Parashikimi i Superkompjuterit / Asnjë shans për milanezët, Ligën e Kampioneve e fiton...

Parashikimi i Superkompjuterit / Asnjë shans për milanezët, Ligën e Kampioneve e fiton...

11:54, 21/04/2023

Liga e Kampioneve ka mësuar tashmë katër skuadrat gjysmëfinaliste që do të vijojnë rrugën drejt Stambollit.

Nga njëra anë është derbi i Milanos, teksa nga krahu tjetër është përsëritja e gjysmëfinales së sezonit të kaluar mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit.

Siç është bërë gati traditë tani, menjëherë kanë nisur parashikimet për të mësuar dhe fituesin e këtij edicioni në Champions.

“Bettingexpert” ka ndërtuar një superkompjuter (BETSiE) që ka për detyrë të bëjë të gjitha kombinimet dhe probabilitetet e mundshme në futboll.

Ky kompjuter jo i zakontë arrin të bëjë deri në 20 mijë simulime të ndryshme dhe testet e kryera me të kanë dhënë përqindje të larta parashikimesh të sakta.

Sipas parashikimit më të fundit të bëra nga “BETSiE”, Mançester Siti ka 65.75% shanse për të shkuar në finalen e Stambollit dhe 50.25% shanse për të ngritur kupën me veshë të mëdhenj.

Edhe skuadra e dytë favorite ka dalë pikërisht nga ky çift dhe është Reali i Madridit, ndonëse shumë i distancuar nga “qytetarët”.

Kampionët në fuqi kanë 34.25% shanse për të arritur sërish në finale dhe 22.57% shanse për të mbrojtur titullin e fituar në Paris.

Në çiftin tjetër, derbin e Milanos, superkompjuteri ka favorizon Interin me 54.22% shanse për të kaluar më tej, ndërsa shanset e Milanit janë 45.78%.

Sa për finalen, askush nga dy milanezët nuk duken të kenë shanse përballë Sitit apo Realit me Interin që ka 14.65% shanse dhe Milani 12.53% shanse për të ngritur trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco