Salihamixhiç: Nuk pendohem për shkarkimin e Naglesman, çdo gjë për të mirën e klubit

Salihamixhiç: Nuk pendohem për shkarkimin e Naglesman, çdo gjë për të mirën e klubit

10:40, 21/04/2023

Hasan Salihamixhiç ka dashur të ruajë linjën e qëndrimit të tij, bashkangjitur veprimeve të drejtorit sportiv në Mynih.

Ai së bashku me Oliver Kahn dhe Hainer morën vendimin për të shkarkuar teknikun Nagelsman, por në pikën ku ata ndodhen bën të kuptosh se nuk kanë realizuar zgjedhje të suksesshme.

“Zgjedhjet tona kanë ardhur si alternativa më e përjetshme për të mirën e klubit. Nëse do të më jepej edhe njëherë mundësia mbi largimin ose jo të Nagelsmanit, sërish do kisha marrë të njëjtin vendim.

Skuadra ka treguar se përmirësimi po ndihet pas çdo ndeshjeje, sinjal pozitiv mbi vazhdimësinë dhe sezonin e ardhshëm. Mjafton të shikoni lojën që Tuchel ka aplikuar në skemat tona, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato të dëshiruarat”, tha drejtuesi boshnjak i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco