Conference League/ West Ham kualifikohet me përmbysje, Basel i Xhakës bën surprizën e madhe në Francë

Conference League/ West Ham kualifikohet me përmbysje, Basel i Xhakës bën surprizën e madhe në Francë

23:18, 20/04/2023

Basel ka bërë surprizën e madhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Conference League.

Pas barazimit 2-2 në Zvicër në ndeshjen e parë, skuadra ku Taulant Xhaka është kapiten, ia ka dalë të fitojë me shifrat 2-1 në transfertë falë kohëve shtesë, pasi kishe mbyllur kohën e rregullt me rezultatin 1-1.

West Ham është kualifikuar në gjysmëfinalet e Conference League pas një fitoreje bindëse me përmbysje ndaj Gent. Belgët në fakt bënë çudinë teksa kaluan të parët në avantazh në fushën e anglezëve.

Por më pas erdhi breshëria e golave të vendasve të cilët e mbyllën sfidën me suksesin 4-1, duke siguruar praninë mes 4 skuadrave më të mira të turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco