Europa League/ Sevilla eliminon Man United dhe kalon në gjymsmëfinale, triumfojnë edhe Juventus me Romën

Europa League/ Sevilla eliminon Man United dhe kalon në gjymsmëfinale, triumfojnë edhe Juventus me Romën

23:00, 20/04/2023

Juventus, Sevilla, Roma dhe Bayer Leverkusen janë katër skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalet e Europa League.

Bardhezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 transfertën ndaj Sportingut të Lisbonës, por u kualifikuan falë triumfit 1-0 në Torino.

Adrien Rabiot kaloi italianët në avantazh, por vendasit barazuan falë një penalltie të saktë të Marcus Edwards.

Avancon edhe Sevilla. Skuadra andaluziane fitoi 2-0 ndaj Manchester United dhe siguroi kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 4-2. En Nesyri (2x) dhe Loic Bade ishin autorët e golave për ekspertët e këtij turneu.

Feston edhe Roma përballë Feyenoordit. Skuadra e Jose Mourinhos eliminoi holandezët pas suksesit 4-1 që erdhi në minutat shtesë. Koha e rregullt përfundoi 2-1. Emocionet dhe golat nisën pas një ore lojë. Lorenzo Spinazzola zhbllokoi takimin.

Feyenoordi barazoi me anë të Igor Paixao (80’), por goli i bukur i Paulo Dybala dërgoi takimin në shtesë. Verdhekuqtë nuk u përmbajtën. Pasi Ibanez u ndal nga shtylla erdhën golat e Stephan El Shaaraëy dhe kapitenit Lorenzo Pellegrini.

Në gjysmëfinale edhe Bayer Leverkusen. “Aspirinat” fituan 1-4 në Belgjikë përballë Union Saint-Gilloise. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Sevilla do të sfidojë Juventusin në gjysmëfinale, ndërkohë që çifti tjetër është Roma-Bayer Leverkusen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco