Volejboll/ Partizani fiton finalen e tretë ndaj Tiranës dhe rihap garën për titull

Volejboll/ Partizani fiton finalen e tretë ndaj Tiranës dhe rihap garën për titull

21:27, 20/04/2023

 

Partizani dominon derbin ndaj Tiranës në volejboll për meshkuj, fiton me rezultatin e pastër 3-0 finalen e tretë dhe rihap garën për titull kampion, pasi tashmë seria e finaleve shkon në 2-1 për bardheblutë.

Tirana kishte mundësinë që të shpallej kampione e vendit për të dytin vit radhazi (vinte pas 2 fitoreve në këtë sfidë), por në “Asllan Rusi” janë “të kuqtë” ata që dominojnë.

Seti I parë është I luftuar, por në fund feston Partizani që fiton 25-20. “Demat” fitojnë 25-22 setin e dytë dhe 25-20 setin e tretë. Partizani fiton takimin 3-0 dhe rihap garën për titullin kampion, duke çuar në 2-1 serinë e ndeshjeve finale.

Finalja e radhës (ndeshja e katërt) do të luhet të dielën në Feti Borova. Tirana shpallet kampione nëse fiton, ndërsa një sukses I Partizanit do të vendoste titullin në ndeshjen e pestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco