Barazimi me West Ham, Arteta: Gabuam, duhet të kishim shënuar golin e tretë

Barazimi me West Ham, Arteta: Gabuam, duhet të kishim shënuar golin e tretë

10:41, 17/04/2023

Pas barazimit 2-2 ndaj West Ham këtë të diel, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh se të besuarit e tij gabuan.

Në konferencën e dhënë për mediet Arteta shtoi se pas dy golave skuadra e tij nuk u tregua e kujdesshme.

“Ne e filluam shumë mirë. Ne dominuam lojën dhe shënuam dy gola të bukur. Pas kësaj bëmë një gabim të madh duke ndërprerë lojën me synimin për të shënuar golin e tretë dhe të katërt. Në atë moment u dhamë shpresë. Mund ta kishim mbyllur 3-1, por e pësuam. Ky është futbolli”, deklaroi trajneri i kryesuesve të Premier League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco