Zhvillohen kampionatet ndërkombëtare të forcës, Marin Meksi: Eventi është i përmasave të mëdha

Zhvillohen kampionatet ndërkombëtare të forcës, Marin Meksi: Eventi është i përmasave të mëdha

20:04, 16/04/2023

Tre kampionate ndërkombëtare të forcës, duke përfshirë ngritjen e peshave, mundjes së krahut dhe badybuilding kanë sjellë në Tiranë këtë fundjavë mbi 300 sportistë. Organizatori Marin Meksi u shpreh se aktiviteti është i përmasave të mëdha dhe shumë i suksesshëm

Në kuadër të nismës ‘Tirana Qyteti Europian i Sportit’, mbi 300 sportistë të huaj dhe shqiptarë kanë marrë pjesë këtë fundjavë në kampionatet ndërkombëtare të ngritjes së peshave, mundjes së krahut dhe fitnesit që po zhvillohet në kryeqytet. Gjatë ditës së shtunë në pallatin e kongreseve u zhvilluan garimet në kampionatin e ‘poëerlifting’ ose ngritjes së peshave si dhe garat ndërkombëtare të mundjes së dorës, ndërkohë që këtë të dielë skena iu la kampionatit botëror të bodybuilding. Rreth këtij aktiviteti ka folur edhe organizatori dhe garuesi Marin Meksi

“Janë organizuar shtatë aktivitetet më t rëndësishme të botë së sporteve të rënda. Ku për momentin është kampionati evropian i bodybuilding dhe fitnesit, i cili gjeti mbështetjen e presidentit të federatës Botërore, Rafael Santoha i cili është vetë prezent, së bashku më zyrtarët më të lartë të bodybuilding dhe fitnesit”,u shpreh Meksi

Meksi është shprehur se për kampionatin e bodybuilding interesimet kanë qenë të mëdha

“Fit Zonë” ka dhënë rreth 20 mijë euro për sportistët e mëdhenj, por përtej vlerës monetare, është ajo vlerë morale dhe ajo profesionale që lidhet me shpërndarjen e 28 “Elit Pro Card, ku kualifikohen fituesit e mëdhenj, dhe këta 28 që do shpallen kampion dhe do pajisen me “Elit Pro Card, do iu jepet mundësia të marrin pjesë në ligën profesioniste."

Në aktivitetin e organizuar kanë marr pjesë sportistë por edhe drejtues të lartë të federatave ndërkombëtare të ngritjes së peshave, mundjes së krahut apo fitnesit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco