Juventusi ndalet sërish në kampionat, Defrel i jep një fitore të çmuar Sassuolos

Juventusi ndalet sërish në kampionat, Defrel i jep një fitore të çmuar Sassuolos

20:46, 16/04/2023

 

Vjen humbja e dytë radhazi në kampionat për Juventusin, që pas Lazios mposhtet edhe nga Sassuolo 1-0 në “Mapei Stadium”. Bardhezinjtë mbeten në vendin e 7-të, me 4 pikë më pak se Atalanta, që do të luajë të hënën ndeshjen respektive të javës së 30-të përballë Fiorentinës.

Debuton si titullar ndaj Sassuolos, 21-vjeçari Barbieri. Pjesa e parë ka pak raste shënimi de një ritëm të ulët. Bajrami provon të rrezikojë për vendasit, por pa saktësi. Juve përgjigjet me Bremer, që gjithashtu nuk rrezikon portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë Juventusi godet shtyllën, por sfida zhbllokohet nga Defrel, që përfiton nga një gabim i Fagiolit. Bardhezinjtë hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, por është Consigli ai që ruan avantazhin, duke i mohuar golin Rabiot. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco