Fitore minimale ndaj Egnatias, Tirana shkëputet në krye të Superiores

Fitore minimale ndaj Egnatias, Tirana shkëputet në krye të Superiores

20:25, 16/04/2023

 

Tirana merr fitoren minimale 2-1 ndaj Egnatias, duke u shkëputur nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani, me “të kuqtë” që humbën 3-2 ndaj Laçit këtë të dielë.

“Bardheblutë” fituan me përmbysje, me takimin që u zhbllokua në minutën e 22’ nga Kasa, që u dha avantazhin miqve.

Megjithatë në minutën e 38’ Abazaj do të barazonte për Tiranën, duke e mbyll fraksionin e parë me barazimin 1-1.

Në minutën e 57’ do të ishte po Abazaj që do të gjente rrjetën, duke përmbysur rezultatin dhe duke u dhënë fitoren vendasve.

Pas javës së 29-të të Kategorisë Superiore, Tirana kryeson me 53 pikë, pesë më shumë se Partizani i vendit të dytë, ndërsa Egnatia qëndron në vend të tretë me 42 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco