Tjetër barazim në Serie A, Torino dhe Salernitana ndajnë pikët

Tjetër barazim në Serie A, Torino dhe Salernitana ndajnë pikët

18:33, 16/04/2023

 

Nuk ka fitues në përballjen e dytë të ditës së sotme në Serie A mes Torinos dhe Salernitanës. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë duke barazuar me rezultatin 1-1.

Sfida nisi në mënyrë perfekte nga miqtë të cilët arritën të prishnin ekuilibrat e këtij takimi me Vilhena. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Salernitanës. Në pjesën e dytë, Torino e rriti ritmin deri sa gjeti dhe golin e barazimit me anë të Antonio Sanabria.

Ky barazim, e ngjit Torinon përkohësisht në vendin e 10-të të renditjes me 39 pikë. Ndërsa Salernitana mbetet në vendin e 15-të me shtatë pikë larg zonës së ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco