'Nuk mund të kërkoj më shumë', Osimhen: Ja çfarë po pres me padurim

'Nuk mund të kërkoj më shumë', Osimhen: Ja çfarë po pres me padurim

18:00, 16/04/2023

Victor Osimhen ka folur për sezonin e tij te Napoli në një intervistë të dhënë për TG5. Sulmuesi nigerian, që sapo është kthyer nga dëmtimi, ka folur në lidhje me marrëdhënien me qytetin dhe tifozët.

Osimhen ka folur në këtë mënyrë në lidhje me marshimin e skuadrës drejt titullit në kampionat: “Jemi afër titullit, presim me padurim ta realizojmë këtë ëndërr.

“Kemi pasur gjithmonë besimin se mund të bënim diçka të jashtëzakonshme edhe kur askush nuk besonte se mund të ishte e mundur”, ka thënë Osimhen.

“Qyteti është mbresëlënës, mbështetja e njërezve është e jashtëzakonshme. Nuk kam marrë kurrë kaq shumë dashuri në jetën time. Pres me padurim të festoj titullin në stadium me ata.

“Rrugëtimi im për t’u bërë një futbollist ka qenë i ashpër, por tani jemi afër titullit të parë. Jam pjesë e një prej klubeve më të mëdhenj dhe karriera ime është në rritje, nuk mund të kërkoj më shumë”.

Nigeriani ka folur më pas edhe në lidhje me luftën ndaj racizmit: “Do të kërkoj me të gjithë forcat e mia që ta ndaloj. Nuk është e bukur të gjykohesh për shkak të ngjyrës së lëkurës, kjo gjë dëmton dhe kushtëzon jetën e njerëzve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco