Formacionet zyrtare: Real-Chelsea, shihni si rreshtohen dy skuadrat në ‘Bernabeu’

Formacionet zyrtare: Real-Chelsea, shihni si rreshtohen dy skuadrat në ‘Bernabeu’

19:56, 12/04/2023

Real Madrid-Chelsea është një sfidë ku ndryshe nga viti i kaluar, janë madrilenët favoritët për të vazhduar më tej.

Dhe Karlo Ançeloti kërkon që të sigurojë sa më shpejt golat që i duhet për të pasur epërsinë në garën për kualifikimin, ndaj ai ka hedhur në fushë tre sulmues të mirëfilltë me Vinicius e Rodrigo në mbështetje të Benzema.

Nga ana tjetër, Frank Lampard e di që për të ndalur madrilenët duhet bllokuar mesfusha e tyre dhe për këtë arsye, nga minuta e parë shfaqet në fushë Kante, i cili do të jetë diga që duhet të bllokojë aksionet e “los blancos”.

Takimi në “Bernabeu” do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco