I dehur dhe me shpejtësi marramendëse, mesfushori holandez dënohet për vrasjen e një të mituri…

I dehur dhe me shpejtësi marramendëse, mesfushori holandez dënohet për vrasjen e një të mituri…

22:11, 03/04/2023

Mesfushori holandez 27-vjeçar Rai Vloet u dënua me dy vjet e gjysmë burg pasi, në vitin 2021, u përfshi në një aksident automobilistik, ku humbi jetën Xhio, një djalë katër vjeçar. 

Sipas gazetës holandeze ‘Algemeen Dagblad’, Vloet, i cili mungonte në gjyq, pasi është në Rusi ku luan për Uralin, akuzohej për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi.  Dyshohet se lojtari po lëvizte me rreth 200 km/h, kur u përplas me makinën ku ndodhej djali, së bashku me familjen e tij.

I njëjti burim zbulon gjithashtu se futbollisti ka gënjyer në një fazë të hershme, duke theksuar se nuk ishte ai që qëndronte në timon dhe më pas duke thënë se nuk kishte pirë. Përveç dënimit, që Ministria Publike kishte kërkuar tre vjet e gjysmë burg, Vloet nuk do ti japë makinës edhe për katër vitet e ardhshme.

Vloet përfaqëson Uralet që nga shtatori i vitit të kaluar. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka luajtur në ekipe të tilla si PSV, Frosinone ose Ekselsior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco