Maqedoni e Veriut/ Shkëndija nxjerr Shkupin nga lufta për titull

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija nxjerr Shkupin nga lufta për titull

19:22, 04/05/2024

Lufta për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, ka marrë një kthesë të papritur në javët e fundit dhe sot ka qenë një tjetër kapitull interesant i saj.

Shkëndija e Tetovës ka ruajtur kreun duke nxjerrë praktikisht nga gara për titullin skuadrën e Shkupit që drejtohet nga Ernest Gjoka.

Fitorja 2-0 e kuqezinjve në kryeqytet me golat e Cakes dhe Ademit, ka bërë që tetovarët të vazhdojnë të jenë në kryesim, duke lënë 3 pikë pas tyre Shkupin, kur mbeten edhe dy javë deri në fund të kampionatit.

Ndërkohë, pak ditë pasi ndau rrugën me Shpëtim Duron, Struga gjeti fitoren e rëndësishme 1-0 ndaj Gostivarit falë golit të Radeskit në pjesën e parë të ndeshjes, duke qëndruar në të njëjtën kuotë pikësh me Shkëndijën, me të cilën do të ndeshet në një duel direkt në javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco