PSG bën pazar në Francë, klubi hedh sytë te talenti i Lyon

PSG bën pazar në Francë, klubi hedh sytë te talenti i Lyon

16:58, 02/04/2023

 

Paris Saint-Germain e ka kthyer në një traditë blerjen e lojtarët të rinj në kampionatin francez. Kësaj radhe, klubi parisien ka hedhur sytë te Olympique Lyon për të siguruar talentin e tyre.

Bëhet fjalë për sulmuesin 19-vjeçar, Rayan Cherki. Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Cherki është një prioritet për Paris Saint-Germain dhe këta të fundit do të përgatisin një ofertë për sulmuesin gjatë merkatos së verës.

Këtë sezon me fanellën e Lyon në Ligue 1, Cherki ka arritur të shënojë 4 gola dhe 4 asistime në 29 paraqitje. 19-vjeçari ka një vlerë në treg prej 27 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco