Barcelona nuk e diskuton Elchen, ‘vrapon’ pa pengesa drejt titullit

Barcelona nuk e diskuton Elchen, ‘vrapon’ pa pengesa drejt titullit

22:56, 01/04/2023

Barcelona nuk bën blof në sfidën me Elchen, në kuadër të javës së 27-të të La Ligas.

“Baugranat” shkatërruan 4-0 skuadrën nga komuniteti valencian, duke e çuar në 15 pikë diferencën me Realin e Madridit, që luan këtë të diel me Valladolidin.

Robert Lewandoëski zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, pasi mori një top brenda zonës nga Araujo.

Me avantazhin minimal u mbyll pjesa e parë me Barcelonën që shpërtheu me tre gola të tjerë në fraksionin e dytë.

Ansu Fati i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 56-të.

10 minuta më vonë, “bomberi” polak sigloi të dytin personal, i shërbyer nga Gavi.

Në të 70-tën, i erdhi radha Ferran Torresit për të shënuar emrin në listën e golashënuesve, teksa vulos fitoren 4-0 të Barcelonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco