Tragjedi në Gjermani, tifozi vdes në tribunë gjatë ndeshjes së Bundesligës

Tragjedi në Gjermani, tifozi vdes në tribunë gjatë ndeshjes së Bundesligës

21:47, 01/04/2023

Një situatë e dhimbshme ka ndodhur në Gelsenkirchen në ndeshjen mes Schalkes dhe Bayer Leverkusenit, ku një tifoz humbi jetën në tribunë.

Lajmin e ka konfirmuar Schalke 04 me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Siç njoftuan ata, tifozi ishte rrëzuar në tribunën jugore të stadiumit dhe më pas është konstatuar vdekja e tij.

Ambulanca ndërhyri në tribunë dhe tentoi të ringjallte tifozin, por mjekët nuk ia dolën.

“Për shkak të urgjencës mjekësore në tribunën jugore, të dy kampet e tifozëve pushuan së brohorituri. Faleminderit për përmbajtjen tuaj. Megjithatë, shpejt erdhi një lajm i hidhur.

Një spektator u rrëzua në tribunën jugore gjatë ndeshjes. Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. I dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes, mendimet tona janë me ju”, thuhet në njoftimin e Schalkes në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco