U largua nga fusha mes lotësh, tjetër dëmtim për Richarlison

U largua nga fusha mes lotësh, tjetër dëmtim për Richarlison

21:22, 18/03/2023

Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, pësoi një tjetër dëmtim, në dukje të rëndë, në sfidën që skuadra londineze barazoi 3-3 me Southamptonin.

Braziliani qëndroi shumë pak minuta në fushë, pasi u dëmtua dhe kërkoi menjëherë ndërrim. Ai u largua nga fusha mes lotësh.

Richarlison kishte pak kohë që ishte kthyer në dispozicion të Contes që pas dëmtimit që pësoi në Botërorin e Katarit me “Seleçaon”.

Që kur u transferua nga Evertoni te Tottenhami në verë për 60 milionë stërlina, Richarlison ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Premier League.

Londinezët e Veriut u eliminuan së fundmi nga Championsi nga Milan, me brazilian që nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij për të vijuar më tej në këtë kompeticion.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco