Ibrahimovic e nis si titullar në Udinese-Milan, formacionet zyrtare

Ibrahimovic e nis si titullar në Udinese-Milan, formacionet zyrtare

20:15, 18/03/2023

Do të luhet në orën 20:45 dueli mes Udineses dhe Milanit, i vlefshëm për javën e 27-të të Serisë A italiane.

Kuqezinjtë e Piolit vijnë në këtë duel pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës, ndërkohë që Udinese në ndeshjen paraardhëse mposhti Empolin me rezultatin 0-1.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Pioli nuk ka në dispozicion në këtë ndeshje Giroud dhe Mesias, i pari mungon për kartonë, ndërsa i dyti i dëmtuar.

Kësisoj tekniku kuqezi ka hedhur nga minuta e parë Zlatan Ibrahimovic.

Një mungesë tjetër me peshë për Milanin është dhe ajo e Teo Hernandez.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco