Arrestohet tifozi turk që sulmoi mesfushorin e Fiorentinës

Arrestohet tifozi turk që sulmoi mesfushorin e Fiorentinës

20:27, 17/03/2023

Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes së Conference League mes Sivassporit dhe Fiorentinës të luajtur në Turqi.

Mesfushori i skuadrës italiane, Alessandro Bianco, u godit me grusht nga një prej tifozëve turq që ia doli të futej në fushë.

Lojtari i ekipit “vjollcë” pësoi një frakturë në hundë ndërsa pati edhe hemorragji.

Image

Së fundmi, mediat turke bëjnë të ditur se agresori është arrestuar dhe ndaj tij do të nisë një procedim penal.

Nga ana tjetër, edhe Bianco do të marrë masa dhe do të vijojë betejën ligjore me tifozin.

Sakaq, për momentin UEFA ende nuk ka marrë masa në dëm të Sivasspor teksa pritet që një dënim të pësojë edhe klubi turk.

Sa i takon sfidës, Fiorentina fitoi në Turqi me shifrat 4-1 duke kaluar në çerekfinale aty ku e pret përballja me polakët e Lech Poznan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco