Vendimet e Komisionit të Disiplinës, ndëshkohet Kukësi

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, ndëshkohet Kukësi

19:02, 17/03/2023

Kukësi është ndëshkuar edhe nga Komisioni i Disiplinës pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Shkak janë bërë veprimet e tifozëvë kuksianë, të cilët nga njëra anë dhuruan spektakël duke mbushur tribunat, por nga ana tjetër nuk ngurruan të hidhnin vazhdimisht sende në fushën e lojës gjatë ndeshjes.

Si pasojë e kësaj situate, gjatë ndeshjes ndaj Teutës shpeshherë u sinjalizua që tifozët të ndalnin hedhjen e sendeve nga tribuna, sidomos ajo pas portës, arsye për të cilën Disiplina ka gjobitur Kukësin pas mbledhjes së sotme.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco