Inter-Benfica në çerekfinale të Championsit, Inzaghi: Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë

Inter-Benfica në çerekfinale të Championsit, Inzaghi: Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë

17:52, 17/03/2023

Interi “peshkoi” Benficën në çerekfinale dhe është padyshim një nga skuadrat më me fat në shortin e Ligës së Kampionëve.

Portugezët ishin edhe kundërshtari më i dobët në letër, teksa edhe në gjysmëfinale, në rast kualifikimi, zikaltrit do të gjejnë fituesin e çiftit Milan-Napoli.

Simone Inzaghi është shfaqur mjaft i kënaqur me shortin dhe ka theksuar se tifozët zikaltër kanë të drejtë të ëndërrojnë, megjithatë ka bërë apel për kujdes, duke sjellë në vëmendje traditën e portugezëve në Champions.

“Është një kënaqësi që Interi rikthehet të luajë në çerekfinalen e Championsit dhe me Benficën do të jenë dy ndeshje shumë të bukura. Kundërshtari ka traditë në Europë dhe kaloi grupet si vendi i parë, ndaj duhet kujdes. Megjithatë tifozët e Interit kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe duam t’u ofrojmë një tjetër kënaqësi”, tha Simone Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco