Pioli: Napoli i fortë në kampionat, por në Champions...

Pioli: Napoli i fortë në kampionat, por në Champions...

16:36, 17/03/2023

Stefano Pioli është i bindur se epërsia që ka shfaqur Napoli ndaj Milanit në kampionat, nuk ekziston në Ligën e Kampioneve.

Ai ka paralajmëruar sot në konferencë për shtyp, teksa fliste për sfidën me Udinesen në kampionat, se kuqezinjtë do të tentojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

“E kemi përjetuar shortin ndërsa bënim stërvitje, gjithsesi shorti mbetet short dhe nuk mund të kushtëzosh asgjë. Çdo kundërshtar do të kishte qenë i komplikuar, jemi mes 8 të parave në Europë.

Jemi në çerekfinale, duam të shkojmë para. Napoli është i fortë dhe po bën më mirë se ne në kampionat. Por Champions është Champions dhe Milani është Milani. Do të jemi aty me meritë dhe motivim, do të luajmë për të kaluar turin.

A do të flas me Spaletin? Nuk besoj… por me të kam raporte shumë të mira, e kam vlerësuar gjithmonë si një trajner të mirë.

Në Napoli kanë festuar për shortin? Unë preferoj të festoj më pas…”, tha Pioli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco