'Ëndërr e bërë realitet', Jasir Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

'Ëndërr e bërë realitet', Jasir Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

14:51, 17/03/2023

Sulmuesi Jasir Asani i cili aktualisht aktivizohet në Korenë e Jugut me Guangju FC, pas shumë vitesh në të cilat priste një ftesë që nuk i erdhi nga trajnerët paraardhës, më në fund e mori një të tilë nga tekniku i ri i kuqezinjve, i cili duket se do të bëjë ndryshime të mëdha në radhët e skuadrës.

Ish-futbollisti i Partizanit e ka pritur me shumë entuziazëm këtë ftesë, për të cilën më parë kishte refuzuar disa herë edhe thirrjet nga Maqedonia e Veriut.

“Ëndërr e bërë realitet. Faleminderit Zot që po më jep mundësi të vesh fanellën e Kombit tim”, shkruante Asani në rrjete sociale pasi u bë publike lista dhe grumbullimi i tij i parë me fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco