Çerekfinalet e Europa League/ Juventus përballë Sporting, përsëritet finalja e Tiranës mes Feyenoord-Roma

Çerekfinalet e Europa League/ Juventus përballë Sporting, përsëritet finalja e Tiranës mes Feyenoord-Roma

13:26, 17/03/2023

Pasi u mësuan sfidat e Champions League, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet çerekfinaliste të Europa League.

Manchester Unitet vihet përballë Sevillas, por duhet pranuar se “Djajtë e Kuq” nuk kanë kujtime fort të mira me ekipet spanjolle.

Juventusi, me fat, gjen Sportingun e Lisbonës, që gjithsesi duhet marrë shumë në konsideratë, pasi eliminoi Arsenalin.

Përsëritet finalja e Conference League të sezonit të kaluar Roma – Feyenoord. Një tjetër test i vështirë për t’u kaluar nga skuadra e Mourinhos.

Me fat Bayer Levekuseni, që do të ketë përballë skuadrën belge Union Saint Gilloise

Sa u përket gjysmëfinaleve, projektohet përplasja e madhe Manchester United – Juventus, sigurisht nëse Sevilla apo Sportingu nuk do të bëjnë në njëfarë mënyre surprizën.

Çiftet çerekfinaliste:

Manchester United – Sevilla

Juventus – Sporting

Bayer Levekusen – Union Saint Gilloise

Roma – Feyenoord

Çiftet gjysmëfinale:

Manchester United – Sevilla/Juventus – Sporting

Roma – Feyenoord/Bayer Levekusen – Union Saint Gilloise

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco