Manchester City-Bayern Munich, flet Salihamidzic: Ndeshja më emocionuese, mezi po e pres

Manchester City-Bayern Munich, flet Salihamidzic: Ndeshja më emocionuese, mezi po e pres

13:14, 17/03/2023

Kjo është padyshim përballja e çerekfinales! Pas eliminimit të PSG-së në raundin e kaluar, Bayern Munich këtë herë do të sfidojë Manchester Cityn për një vend në gjysmëfinale të Champions League. Mundësia për një ribashkim mes Pep Guardiolës dhe klubit nga Munich por edhe për Erling Haaland, i cili është përballur shumë herë me bavarezët me Borussia Dortmundin.

Një takim që magjeps deri në pikën më të lartë Hasan Salihamidzic, i cili është i etur të përballet me qytetarët:

"Më pëlqen të luaj kundër skuadrave të mira. Lojtarët tanë janë shumë të përqendruar. Është një ndeshje e nivelit të lartë. Janë një kundërshtar i vështirë, më i forti për mendimin tim. Është një tjetër finale, pas Parisit.

Ata fituan shumë bindshëm kundër Leipzig. Do të shohim përsëri Pep Guardiolën. Mezi pres të jem atje. Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por ne jemi mbrojtur shumë mirë kundër Parisit. Por unë Mendoj se City po ecën mirë për momentin. Mendoj se City vs Bayern është ndeshja më emocionuese në çerekfinale. Besoj se do të luajmë më mirë kundër skuadrave më të mira. Këto janë momentet kryesore të sezonit për tifozët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco