U grumbullua për herë të parë në Kombëtare, mesfushori shqiptar reagon me emocion për ftesën e trajnerit Sylvinho

U grumbullua për herë të parë në Kombëtare, mesfushori shqiptar reagon me emocion për ftesën e trajnerit Sylvinho

12:58, 17/03/2023

Anis Mehmeti është një nga emrat e rinj që është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Mesfushori i talentuar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa, pasi ka shkëlqyer në futbollin anglez me Wycombe dhe Bristol, ka merituar ftesën e trajnerit të ri të kuqezinjve falë formës që po kalon.

Image

Një ftesë që ai e ka pritur me padurim dhe për të cilën ka qenë shumë i lumtur, siç tregon me reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Moment krenarie për mua dhe familjen time”, shkruante mesfushori shqiptar në rrjetet sociale pak çaste pas publikimit të listës së kombëtares shqiptare, duke festuar kështu thirrjen e tij të parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco