Champions League/ Rruga drejt gjysmëfinaleve, ja çfarë vendosi shorti

Champions League/ Rruga drejt gjysmëfinaleve, ja çfarë vendosi shorti

12:29, 17/03/2023

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës çerekfinale të Champions League ku ashtu si pritej, goglat kanë rezervuar disa supersfida. Rruga drejt finales së Stambollit do të ketë pengesa shumë të rëndësishme për të gjitha skuadrat që tashmë janë mes 8 më të mirave të Europës.

Reali i Madridit do të përballet me Chelsean, ndërsa goglat janë treguar të pamëshirshshme duke vënë përballë ManchesterCity- me Bayernin. Interi me fat, pasi gjen Benfikën, ndërsa Milani përplaset me Napolin.

Sa i përket fazës gjysmëfinale, fituesi i përballjes Milan-Napoli do të ndeshet me fituesin e çiftit Inter-Benfica. Ndërsa fituesi i Bayern City do të ndeshet me fituesin e Real Madrid-Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco