VIDEO/ Xhaka i dedikon golin vajzës së tij, shikoni reagimin e saj të ëmbël

VIDEO/ Xhaka i dedikon golin vajzës së tij, shikoni reagimin e saj të ëmbël

10:32, 17/03/2023

Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e Arsenalit kundër Sportingut të Lisbonës.

Në atë përballje, Granit Xhaka realizoi një gol të cilin e ka festuar në një mënyrë të pazakontë.

Ai ka vendosur dorën përpara hundës së tij, duke bërë kureshtarë tifozët për këtë festim. Por arsyeja që fshihet pas këtij veprimi lidhet vajzën e tij të vogël. Është bashkëshortja e Xhakës, Leonita, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” ka shpjeguar gjithçka.

“Gol për Ajnën, ai e premtoi. Të duam babai më i mirë”, shkruan Leonita Xhaka bashkëngjitur fotos së Granitit duke festuar golin e tij. Pak minuta më pas, bashkëshortja e mesfushorit shqiptar ka shpërndarë edhe një foto të vajzës së saj, e cila përsërit gjestin e bërë nga 30-vjeçari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco