Zaneti: Interi është një histori e pafundme, nder të përfaqësoj ngjyrat zikaltër

Zaneti: Interi është një histori e pafundme, nder të përfaqësoj ngjyrat zikaltër

13:44, 10/03/2023

Askush më mirë se Havier Zaneti nuk mund ta përfaqësojë momentalisht historinë e Interit.

Ish-kapiteni zikaltër, një nga flamujt më të rëndësishëm të klubit, sot në rolin e zëvendës presidentit, e ka festuar me gjithë krenarinë e mundshme 115-vjetorin e krijimit të Interit.

“Interi është një histori e pafundme, prej 115 vitesh dhe përgjithmonë. Interi është një ndjenjë, vëllezër nga çdo cep i botës, deri në ‘San Siro’. T’ju përfaqësoj është një nder për mua çdo ditë. Sot e përgjithmonë, vetëm Inter. Gëzuar ditëlindjen”, ka qenë urimi i Zanetit, me klubin që e ka festuar përvjetorin me një logo të veçantë vetëm për këtë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco