Arteta: Kualifikohemi në ‘Emirates’, i duam të dy trofetë

Arteta: Kualifikohemi në ‘Emirates’, i duam të dy trofetë

12:23, 10/03/2023

Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertën portugeze, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në çerekfinalet e Europa League.

Kryesuesit e Premier League realizuan të parët me Saliban, ndërsa më pas Sportingu mori epërsinë me dy golat e shënuar.

Megjithatë goditja e Xhakës, e devijuar nga Morita, solli barazimin për “Topçinjtë”.

Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta ishte i pakënaqur me rezultatin në transfertën Europiane.

“Kur pëson dy gola të dobët si ne, në një kompeticion evropian, është shumë e vështirë të marrësh rezultatin pozitiv që prisnim. Mendoj se sfida kishte faza të ndryshme, veçanërisht sepse ne dhuruam shumë topa dhe u dhamë mundësi për të realizuar.

Në momentet që na duhej të merrnim kontrollin e lojës, nuk e bëmë, pasi çaluam në sulm. Megjithatë, ne barazuam dhe në ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë një performacë më të mirë, për të siguruar kualifikimin”.

Numri 1 i pankinës së Arsenalit hodhi edhe një herë poshtë zërat se objektivi i vetëm i “Topçinjve” për këtë sezon është Premier League.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga kompeticioni i Europa League-s. Në këtë ndeshje vuajtëm pasi nuk kishim në dispozicion disa lojtarë. Megjithatë, për të avancuar më tej, do të duhet të kalosh momente të vështira si këto.

Por ne jemi gjallë dhe kualifikimi do të vendoset në “Emirates”. Shpresoj se do të luajmë mirë dhe do të fitojmë ndeshjen e kthimit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco