VIDEO/ Tifozi më i ‘çmendur’ i Skënderbeut mbush sot 66 vjeç, ekipi i bën surprizën e këndshme

VIDEO/ Tifozi më i ‘çmendur’ i Skënderbeut mbush sot 66 vjeç, ekipi i bën surprizën e këndshme

11:26, 10/03/2023

Ka qenë një atmosferë e këndshme në kampin sportiv të klubit “Skënderbeu”, ku një prej tifozëve më të zjarrtë gjatë të skuadrës korçare ka patur ditëlindjen.

Refit Rezhda, tifozi më i “çmendur” i Skënderbeut mbush 66 vjeç dhe një urim special i ka ardhur nga lojtarët për të cilët ai bën tifo.

Skuadra i kishte përgatitur një surprizë, një tortë me qiri me numrat e moshës së tij, 66, teksa të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues e kanë uruar Refit Rezhdën me rastin e ditëlindjes.

Skënderbeu këtë sezon militon në Kategorinë e Parë, ku aktualisht ndodhet në vend të tretë pas Flamurtarit (45 pikë) dhe Dinamos me të cilën ka pikë të barabarta (44), duke pretenduar seriozisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco