‘Messi nuk e ndjek rrugën e Ronaldos, do të qëndrojë në Evropë’

‘Messi nuk e ndjek rrugën e Ronaldos, do të qëndrojë në Evropë’

10:33, 10/03/2023

Lionel Messi nuk do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos dhe nuk do të largohet nga futbolli evropian, pretendon gazeta katalanase “Mundo Deportivo”.

Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

“Ka zëra të vazhdueshëm se ai do të shkojë tek Inter Miami ose do të kthehet në Argjentinë dhe do të luajë për Newell’s Old Boys. Megjithatë, asgjë nga këto nuk do të ndodhë. Messi do të qëndrojë në Evropë”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Messi vazhdon të lidhet me një rikthim te Barcelona, ​​por kjo do të jetë e vështirë të arrihet.

“Situata financiare në klub është ende pengesë për rikthimin e tij. Është gjithashtu interesante që për një vit e gjysmë nuk ka pasur asnjë kontakt mes Messit dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta”, thonë katalanasit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco